Mbi 200 të vdekur nga tërmeti 7.8 shkallësh në Turqi

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke shkaktuar qindra persona të vdekur. Autoritetet turke thanë se numri i viktimave është 284, ndërsa ato siriane mbi 300.

Qindra persona të tjerë janë lënduar në të dyja shtetet, raportoi CNN.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg Gaziantepit. Ndërkohë, janë regjistruar edhe disa dridhje të tjera në atë zonë me shkallë më të ulët.