Burdushi dënohet me 4 vite e gjysmë burgim, do të paguaj edhe gjobë prej 42 mijë eurove

Është dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burgim Hysri Peqani i njohur ndryshe si ‘Burdushi”. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Përveç burgut, Burdushi u dënua edhe me gjobë prej 42 mijë eurosh, transmeton Nacionale.

Sipas aktakuzës, ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar, aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari Hysri Peqani-Burdushi, ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore.

Një veprim të tillë, Burdushi sipas prokurorisë e ka bërë me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.