Reparti i rinovuar i Klinikës së Endokrinologjisë dhe qendra e rinovuar e diabetit.
Rinovimi përfshin dritare të reja, shtretër spitalor, dysheme, tavane, instalim të ri dhe ndriçim.
Bëhet fjalë për një investim total prej 8 milionë denarë, mjete nga buxheti i Klinikës, me çka kemi edhe një shembull të menaxhimit të mirë të një institucioni shëndetësor.
Në këtë repart janë vendosur më shumë dhoma spitali, një qendër edukimi, spital ditor dhe hapësira të tjera.
Urime menaxhmentit për angazhimin dhe përkushtimin në punë në vazhdimësi për përmirësimin e kushteve për trajtim të pacientëve.

