Abazoviq në tubimin ku jehon kënga ”Le të valojë flamuri serb nga Prizreni në Rumi”

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq sonte ishte në një restorant në Bioç në shoqërinë e kryetarit të Komunës së Budvës, Marko Careviq, priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe, dhe anëtarëve të vëllazërive ortodokse.

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, është distancuar nga këngët dhe përmbajtjet e papërshtatshme që, siç tha ai, janë dëgjuar sonte, në një tubim që kishte karakter humanitar. /Malësia.ME/