Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbështet mësimdhënësit duke rikujtuar se para dy vitesh kishte reaguar ndaj ligjit që pengon grevat. “Sot Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave lidhur me grevën e paralajmëruar që do të fillojë të hënën. Aleanca për Shqiptarët kujton opinionin se për këtë situatë ka rreaguar 2 vite më parë.
Më tej rikujton se gjatë debatit për ligjin për arsim fillor dhe atë për arsim të mesëm, më 21 shtator 2020, deputetja Ilire Dauti, nga foltorja e Kuvendit bëri thirrje që të ndryshon neni i cili parasheh zëvendësimin e mësimdhënësve në rast të grevës.