Arsovska: Deri në fund të këtij muaji transportuesit privatë do të kthehen në rrugët e Shkupit

Në emisionin “10MINUTA” në TV21, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka deklaruar se deri në fund të këtij muaji transportuesit privatë do të kthehen në rrugët e qytetit.

Ajo që kemi pasur si procedurë është ndërprerë dy herë. Ata kishin mangësi në dokumentacion, tani dokumentacioni i tyre është i kompletuar dhe brenda kornizës ligjore thirrja publike është përmbushur, kontrata është lidhur këtë javë. Rreth tetë ditë pas nënshkrimit të kontratës, autobusët privatë do të kthehen në rrugë dhe pres që të jetë në fund të këtij muaji”, tha Arsovska.