BDI e ndarë në dy pjesë – njëri grup në Gostivar e tjetri në Manastir

Bashkimi Demokratik për Integrim do të dalë në terren për të takuar strukturat partiake.

Njeri grup ku bartës është kryetari i partisë Ali Ahmeti së bashku me disa nga anëtarët tjerë të partisë do të dalin në Gostivar, Çegran.

Nga ana tjetër, i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” do të vizitojë Manastirin për të diskutuar nga afër me qytetarët e asaj zone.

Vetëm para disa dite në Manastir u panë Kreshnik Bekteshi dhe Ardian Muça, ndërsa Izet Mexhiti në emisionin ClickPlus e komentoi këtë vizitë si të pakëndshme për shkak që të parët kishin paralajmëruar “Grupi i zjarrit”.

Mbetet të shihet se si do të dalin këto paraqitje të të dyja grupeve brenda BDI-së!