E mërkura, ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 24 maji 2023 (e mërkurë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit për shkak të festës së “Shën. Kiril dhe Metodi”, që njihen si “ndriçuesit e sllavizmit.

Njëkohësisht, Ministria njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë, 23 maj 2023 (e martë), Dita Kombëtare e Vllehëve, është ditë jopune për qytetarët e Komuniteti Vllah në Republikën e Maqedonisë së Veriut.