Një 22-vjeçare keniane dyshohet se është dhunuar barbarisht dhe është lënë të vdesë pranë pallatit ku banonte në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth dy muaj më parë, por është kaluar në heshtje si nga policia dhe prokuroria.
Në fakt, janë dy shoqet e 22-vjeçares Joy, ato që thonë se vajza keniane punonte në një kazino në Tiranë. ajo jetonte në Shqipëri që nga janari i 2022.
Një natë, ajo u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte, e dhunuar brutalisht me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me trauma në tru.
Ngjarja është e mbuluar nga misteri. Megjithatë shoqet e saj kanë hapur tashmë një “gofundme” ku kërkojnë mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj jashtë shtetit, teksa tregojnë detaje për ngjarjen e rëndë.
Joy nuk hoqi dorë nga jeta, pas qëndrimit dy muaj në intubim, ajo tashmë arrin të marrë frymë pa ndihmën e aparateve, por i nevojitet terapi intensive pasi nuk mund të lëvizë dhe as të flas