Për një ditë vidhen para brenda dy xhamive të Prishtinës

Të shtunën, në dy xhami të Prishtinës kanë ndodhur vjedhje.

Rasti i parë ishte në rrugën “Ilir Konushevci”, rresh orës 07:00 të mëngjesit, ku persona të panjohur kanë hyrë në xhami me forcë dhe nga arka i kanë vjedhur 150 euro.

Sipas raportit të policisë, rasti tjetër ishte në rrugën “Ibrahim Luftiu”, hajnat e kanë thyer kasafortën e xhamisë dhe i morën pesë euro. Po ashtu, i dëmtuan edhe kamerat e sigurisë, transmeton Klankosova.tv