Taravari: Maqedonia nuk guxon të ketë Qeveri pa shqiptarët, do të mbledhim Kryesinë e partisë

Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari thotë se po e analizojnë me kujdes situatën e krijuar pas takimit Mickoski-Kovaçevski, përcjell TV21. Taravari tha se deri në fund të javës ASH do të mbaj mbledhje të Kryesisë së partisë, nga ku do të dalim me qëndrim të dakorduar brenda organeve partiake në lidhje me idenë për Qeveri gjithëpërfshirëse, ndërsa për idenë për largimin e partive shqiptare nga kjo Qeveri, Taravari tha se nuk ka rëndësi pjesëmarrja ose jo në ekzekutiv, por që me rëndësi është realizimi i ndryshimeve kushtetuese, ndërsa theksoi se Maqedonia nuk guxon të ketë Qeveri pa shqiptarët.

“Maqedonia asnjëherë nuk ka pasur Qeveri pa shqiptarët dhe nuk guxon përsëri të ketë Qeveri pa shqiptarët dhe ky është shqetësim jo i Arben Taravarit, jo i një shqiptari, por edhe i një maqedonasi duhet të jetë shqetësuese. Unë besoj se nuk ka tendenca të atilla që të ketë Qeveri një nacionale, por them i analizojmë rrethanat, i dëgjojmë të gjitha palët, të gjitha anët dhe do të dalim me Qëndrim të unifikuar besoj edhe si Kryesi e partisë”./tv21