THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E QYTETARËVE NË TERRITORIN E QYTETIT TË SHKUPIT PËR BLERJEN E BIÇIKLETAVE PËR VITIN 2023
Të nderuar,
Ju njoftojmë se nga sot 06.08.2023 (e enjte) në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit u shpall Thirrja publike për subvencionimin e qytetarëve të qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave për vitin 2023.
Të drejtë aplikimi kanë qytetarët e qytetit të Shkupit të cilët kanë blerë biçikletë nga data 01.01.2023 dhe që do të depozitojnë aplikim për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e biçikletës. Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën maksimale prej 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Kjo masë është pjesë e projekteve për përmirësimin e cilësisë së mjedisit, përkatësisht përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimin e shëndetit të njerëzve duke stimuluar qytetarët e qytetit të Shkupit për përdorimin e biçikletave, gjë me të cilën do të zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme ndotja e shkaktuar nga trafiku.