Pronari i një marketi në Gjilan, Alban Osmani para disa ditësh kishte njoftuar që nuk do të shiste më produkte serbe në marketin e tij modest. Por, sot ai njoftoi se i kanë filluar kërrcënimet e sabotimet.
“Sabotazhet dhe kercnimet kane filluar, ama mos te harrojne se NE si familje dhe une personalisht si Alban nuk i fikesohem askujt pervec ZOTIT. Nese Zoti ka thene qe une te punoj dhe funksionoje si biznes s’ka person a organizate qe me pengon”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Pistimi i plotë:
FALEMINDERIT!!!
Faleminderit qe mirekuptuat vendimin tim qe prej 01.01.2023, produktet qe prodhohen ne Serbi te mos i mbaje ne lokalin tim!
Ju falemderit per fjalet dhe urimet dhe mbeshtetjen e gjithesecilit qe dhate per vendimin tone.
Po e ritheksoj – Jam modest sa i perket hapsires (40 m² lokal market, po kjo s’do te thote te mos zgjerohemi hehe) Mirepo me modestine e t’berit biznes, kam fillu edhe une, sic thote populli – “Me qite ni pike uje ne deti”.
Thjesht, une nuk dua te kontriboje ne rritjen e buxhetit te qeverise fashiste serbe.