Sipas portaleve serbe 11 kamionë të ngarkuar me armë moderne nga Turkiye janë nisur drejt Kosovës

Autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga kontrolli i kartelave, se aktualisht në kufirin bullgaro-maqedonas ndodhen 11 kamionë që po lëvizin drejt territorit të Kosovës.

Sipas Kurir, kamionët bartin armët më moderne, mortaja dhe raketa nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kjo sipas medias serbe dëshmon se ushtria e Kosovës po armatoset intensivisht.