Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbështetje të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 14 Maj në Turqi, në një ditë me ato lokale në Shqipëri.
Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë nga zyra e shtypit të Kryeministrisë dhe agjencia turke “Anadolu”, Rama shpreh konsideratë për vizionin dhe punën e Erdogan për transformimin e Turqisë në një fuqi të madhe.