E keni provuar të paktën një herë që, pasi keni qenë në të njëjtën pozitë për një kohë të gjatë, ndjeni se një pjesë e trupit tuaj “bie në gjumë”.
Pastaj, kur përpiqeni të lëvizni, filloni të ndjeni “shpimet” në atë vend. Ndonjëherë bëhet aq e pakëndshme saqë as nuk doni të lëvizni.
Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Goditjes në tru, ndjesia e mpirjes, si dhe djegia ose “gjembat” në trupin tuaj, quhet parestezi. Kjo zakonisht ndihet në duar ose këmbë, por mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit. Ju ndoshta e keni pasur këtë ndjenjë më parë, është sikur një tufë milingonash po zvarriten nëpër atë pjesë të trupit tuaj dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.
Një studim tregon se kjo mpirje zakonisht shfaqet pa paralajmërim paraprak. Kjo sepse subjekti zakonisht nuk është i vetëdijshëm kur fillon ndjesia. Për më tepër, jo gjithmonë shkakton dhimbje, por kryesisht shqetësim. Miliona njerëz në të gjithë botën i nënshtrohen këtyre llojeve të shqetësimeve, veçanërisht te ata që punojnë më profesione pa lëvizje fizike, si puna në zyrë ku kalojnë orë të tëra ulur.