Gëzuar, vëllezër shqiptarë, gazetari kroat ndërpret të ftuarin, sapo shënoi Shaqiri…

Zvicra fitoi përsëri ndaj Serbisë në Botëror pas suksesit 2-1 në Rusi 2018, përballje e paharrueshme ku shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kombëtarja helvete triumfoi 3-2 në Katar 2022, sukses që solli kualifikimi në raundin e 1/8-ve (Zvicër-Portugali) dhe lot e zhgënjim te serbët, të cilët dështuan përsëri për të kaluar fazën e grupeve.

Shaqiri realizoi sërish një gol të bukur, ndërsa kapiteni Granit Xhaka bëri ligjin në mesfushë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.