Makedonija Gjorçe Petrov është fitues i Kupës së Maqedonisë në futboll, përcjell TV21. Sileksi u mpoht me rezultat 4-3 në penalti, pasi ndeshja u përmbyll me rezultat 0:0. Në penalti, hero i ndeshjes ishte portieri i Makedonija Gjorçe Petrov, Hristijan Stevkovski, i cili shkëlqeu duke mbrojtur dy goditje nga penalltia. Lojtari vendimtar ishte Sefer Emini. Pas fitores, trajneri Muharrem Bajrami festoi në mënyrë të veçantë duke u përkulur, në shenjë falënderimi ndaj Zotit./tv21