Kompania e Elon Musk do të fillojë testet e vendosjes së çipave në trurin e njerëzve

Kompania e miliarderit Elon Musk po përgatitet të nisë provat klinike të implantimit të çipit në trurin e nejrëzve.

Musk, i cili bashkëthemeloi Neuralink në vitin 2016, ka premtuar se teknologjia “do t’i mundësojë dikujt me paralizë të përdorë një smartphone me mendjen e tij më shpejt se dikush që përdor gishtin e madh

Kompania e Silicon Valley, e cila tashmë ka implantuar me sukses mikroçipe të inteligjencës artificiale në trurin e një majmuni makaku të quajtur Pager dhe një derri të quajtur Gertrude, tani është duke u përgatitur që të fillojë provat te njerëzit.

Musk, personi më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 256 miliardë dollarësh, tha muajin e kaluar se ishte optimist që implantet mund të lejonin njerëzit tetraplegjikë të ecin.